“Teze Belinda ka 300 apartamente”- Ironia e protestuesit: I duhen 1 javë me gjet çelësat e shtëpisë! Mua nuk më ka zënë gjumi 1 javë kur m’u rrit qiraja

Jun 30, 2026 | 20:05

Edhe sot u mblodhën mijëra vetë për të protestuar kundër qeverisë Rama.


Një protestues bëri ironi në fjalën e tij me Belinda Balluku, e cila sipas SPAK ka 300 apartamente, ndërsa ai vetë për 1 javë nuk e zuri gjumi nga rritja e qirave të banesave.

Protestuesi: Një pension është 150 mijë lek. 7 pensione bëjnë 800 euro që jkanë një palë brekë të gruas së Erion Veliaj.

Tezja Belinda sipas SPAK ka 300 apartamente. Zonjës i duhet 1 javë me gjet  çelësat e shtëpisë. Mu një javë s’më ka zënë gjumi kur mu ka rrit qiraja 80 mijë lek të reja.

© Panorama.al

Te lidhura