Teyana Taylor shpërthen në lot teksa merr çmimin në BET Awards: Kam 20 vjet që luftoj për këtë! E kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke ndërtuar ëndrrën time

Jun 29, 2026 | 13:23

Një moment emocionues u zhvillua në BET Aëards 2026, kur Teyana Taylor u nderua me çmimin “Idhulli i Vitit” dhe nuk mundi t’i mbante lotët gjatë fjalimit të saj, duke përmendur se kishte punuar 20 vjet për të arritur në këtë pikë.

teyana

Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare pranoi çmimin, duke falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë gjatë karrierës së saj 20-vjeçare në botën e argëtimit.

“Sonte më dhanë një titull dhe ai titull është ‘Idhulli i Vitit’. Për një moment mendova nëse duhet të ndihesha në siklet duke e thënë atë titull me zë të lartë, por nuk ndihem. Kam punuar shumë për 20 vjet për këtë. Nuk e pranoj atë që kam fituar me arrogancë, por me mirënjohje”, tha ajo e emocionuar.


View this post on Instagram

Më pas ajo iu referua roleve të shumta në të cilat ka luajtur gjatë viteve, si aktore, regjisore, koreografe, krijuese dhe sipërmarrëse.

“Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës sime duke ndërtuar ëndrrën time, ndërkohë që kam ndihmuar të tjerët të ndërtojnë të tyren, sepse besoj se ka vend për të gjithë për të fituar, edhe nëse kjo do të thotë të mbush gotën time dhe ta ndaj me dikë tjetër në mënyrë që të mbushet. Jo sepse duhet, por sepse kjo jam unë. Nëse më pyet mua, kjo është vërtet ikonike, sepse kjo industri mund të bëhet shumë e vështirë ”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura