Tërmeti godet Siçilinë, lëkundjet shumë pranë zonës së vullkanit Etna! Panik te banorët, dalin të gjithë në rrugë, raportohet se…

Mar 4, 2026 | 10:14

Italia jugore është goditur sot nga një tërmet i fortë që shkaktoi panik tek banorët.

termet sicili

Lëkundjet sizmike me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u ndjenë në rajonin e Katanias, në Siçili, në orën 07:05 të mëngjesit sipas kohës lokale (4 mars).

Sipas një vlerësimi nga Instituti Gjeofizik Italian, thellësia fokale është 3.8 kilometra.

Përveç Katanias – ku shumë banorë dolën në rrugë, dridhja u ndje në zonën më të gjerë të vullkanit Etna, si dhe në qytetet e Mesinës (Messina) dhe Sirakuzës.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të rënda materiale.

termeti itali

© Panorama.al

Te lidhura