Tërmet në Veri të Italisë, i dyti brenda javës

Jan 28, 2012 | 12:38

Një tjetër tërmet ka tronditur Italinë brenda javës, kësaj radhe me fuqi 5.4 ballë në shkallën Rihter. Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale, edhe pse tërmetet në shkallën mbi 5 ballë mund të konsiderohen të rrezikshme për shembjen e ndërtesave. Tërmeti e kishte  epiqendrën afër qytetit Parma dhe është ndjerë gjithashtu në Xhenova, Torino, Bolonja e Milano. Ndërsa qytete që u kanë ndjerë dridhjet e tokës në sasi më të dobët në pjesën jugore të vendit ishin Toskana dhe Veneta. Tri ditë më parë Veriu i Italisë u godit nga një tërmet me fuqi prej 4.9 ballësh.

© Panorama.al

Te lidhura