Tërmet i fuqishëm 7.8 ballë në Filipine, të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur! Alarm për cunami

Jun 8, 2026 | 7:28

 

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në zonën detare në jug të brigjeve të Filipineve, ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave dhe plagosjen e katër të tjerëve, sipas bilancit paraprak të autoriteteve.

termet filipine

Sipas policisë, disa ndërtesa janë shembur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, ndërsa edhe një numër banesash janë shkatërruar plotësisht.

Fillimisht, tërmeti u raportua me magnitudë 8.1 ballë, por më pas të dhënat e përditësuara të Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) konfirmuan se ai ishte 7.8 ballë.

Sipas USGS-së, epiqendra ndodhej në një zonë detare në jug të qytetit General Santos, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.

Lëkundja e fuqishme u regjistrua në orën 07:37 të mëngjesit sipas kohës lokale të së hënës dhe u ndje në një zonë të gjerë të Filipineve jugore.

Pas tërmetit, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave dhe i të lënduarve mund të rritet, ndërsa informacionet nga terreni vazhdojnë të përditësohen.

© Panorama.al

Te lidhura