Tenton të vrasë babë e bir, arrestohet 17 vjeçari

Jan 22, 2012 | 10:54
Komisariati i Korçës

KORCË- Një adoleshent ka përfunduar në pranga i akuzuar për tentativë vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Korcë.

Sipas të dhënave të para të policisë, bëhet me dije se shtetasi l.H, 17 vjec është arrestuar, ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma, me të cilën kishte planifikuar të kryente krimin.

Ai ka tentuar të vrasë shtetasit Z.P dhe M.P, babë e bir, 55 dhe 22 vjec. Policia ka heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes tyre për motive të dobëta, por kjo pritet të sqarohet nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura