Tentojnë të vrasin një person, 2 në pranga

Sep 27, 2011 | 16:58

VLORE- Dy persona u arrestuan sot nga policia e Vlorës pas tentativës së tyre për të vrarë një person. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme në qytezën e Selenicës, ku shtetasit e arrestuar, Altinit Hysen Aliaj, 34 vjeç, lindur në Selenicë e banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje banke dhe Armando Selam Shakaj, 26 vjeç, lindur në Selenicë e banues në lagjen “24 maj” Vlorë, kanë qëlluar në drejtim të shtetasit, N. Xh, 41 vjeç nga Selenica.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes policia ka mundur të prangose autorët e ngjarjes, të cilëve në cilësinë e provës materiale në automjetin e tyre u gjet një bidon 5 litrosh me benzinë i cili u sekuestrua, bashkë me automjetin tip Mercedes-Benz 200, me motorr “diesel” me ngjyrë gri pa targa, i cili pas verifikimeve të kryera ka rezultuar si i vjedhur në Tiranë në datë 15.09.2011.

Policia ka sekuestruar edhe gëzhojat e armës së zjarrit model 56, të kalibrit 7.62 mm të gjetura në vendngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura