Tentoi të godiste me thikë efektivin e Rrugores, arrestohet Dorjan Kasa! Policia: Donte edhe t’i merrte armën e shërbimit

Jun 5, 2026 | 15:48

Policia e Tiranës ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin e sotëm në zonën pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku një 38-vjeçar ka tentuar të godas më thikë një efektiv policie të Rrugores, teksa ishte në krye të detyrës.

policia1

Sipas bluve të Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, ku 38-vjeçari Dorjan Kasa në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt efektivit mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, por efektivi ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur nga duart.

“Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart,” tha efektivi.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Tiranë

Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura