Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot pas publikimeve mbi një fletëthirrjet nga SPAK për kreun e PD-së, Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit.
Në News 24, Noka u shpreh se thirrja e Berishës po përdoret sipas tij, për të larguar vëmendjen nga skandali i tunelit të Llogarasë.
“PD dhe kreu i saj nuk shmanget nga llogaridhënia dhe vajtja para drejtësisë. E gjitha kjo është një lojë e SPAK që të bëhet bujë dhe të eklipsohet skandali i Ballukut dhe Ramës, me tunelin e Llogarasë, ku janë vjedhur 50 milionë euro. Balluku është zv.kryeministre, por pas saj është Rama. Ajo nuk ka bërë asgjë pa urdhër të tij“, tha Noka.
Sipas Nokës, në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur një zarf nga SPAK, por ai ishte adresuar vetëm për subjektin “Partia Demokratike” dhe jo për një person specifik.
“Në selinë e PD, ka ardhur një zarf nga SPAK për Partinë Demokratike, partia ka emra ndaj nuk është hapur. Duhet të vijë me emër personal, nuk ka ardhur ndonjë fletëthirrje në emër të PD-së”, tha ai.
Më tej ai u ndal edhe te ngjarja e 21 janarit 2011, të cilën e quajti “grusht shteti të organizuar nga Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë”.
Flamur Noka: PD dhe kreu i saj nuk shmanget nga llogaridhënia dhe vajtja para drejtësisë. E gjitha kjo është një lojë e SPAK që të bëhet bujë dhe të eklipsohet skandali i Ballukut dhe Ramës, me tunelin e Llogarasë. Është një lojë. Kur ma kanë çuar mua shkresë, ma ka çuar me emrin tim. Në selinë e PD, ka ardhur një zarf nga SPAK për Partinë Demokratike, partia ka emra ndaj nuk është hapur. Duhet të vijë me emër personal, nuk ka ardhur ndonjë fletëthirrje në emër të PD-së.
21 Janari ishte një grusht shteti ngas Edi Rama dhe banda e tij për të marrë pushtetin me dhunë. 4 viktimat janë të gjitha viktima të Edi Ramës, ai i çoj atje dhe i bëri mish për top për karrigen e tij. Nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar. Ka një ligj për gardën, që është një territor i ndaluar dhe kush e kalon atë territor, paralajmërohet dhe më pas qëllohet. Gardës nuk i ka dhënë kush urdhër. Po që se do kishte urdhër, ai gardisti që bën deputet tani, duhet të tregonte.
Këtu sajohet një lajm për të eklipsuar lajmet e tunelit të Llogarasë që përfshihet Rama-Balluku dhe karteli Sinaloas, pasi anëtari i kartelit ka qenë i ftuar në zyrë nga Rama dhe ka aksionet dhe kazino të “Marina Bay”. Sot është organizatë terroriste ai sepse cenon sigurinë kombëtare në SHBA. Sajohen lajme të tilla që të mos merren me këtë realitet me skandalin e tunelit ku janë ngrënë ura, janë vjedhur 50 milionë euro.
Balluku është zv. kryeministrja e Ramës, por pas saj është Rama. Ajo nuk ka bërë asgjë pa urdhër të tij. E hëna është reagim për dyshen Rama-Balluku. Atij i intereson të ndajmë Ramën nga Balluku, por jo. Balluku është thjeshtë një ushtare e narkosti dhe ka kryer çdo detyrë të kreut të narkosit.
© Panorama.al












