Katari paralajmëron se eksportet e energjisë nga vendet e Gjiri Persik mund të ndërpriten brenda disa javësh, gjë që mund të çojë në një rritje të fortë të çmimit të naftës deri në 150 dollarë për fuçi.
Në një intervistë për Financial Times, ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, tha se shumë vende prodhuese të energjisë në rajon mund të detyrohen të shpallin “forcë madhore”, një term që përdoret kur situatat e jashtëzakonshme detyrojnë kompanitë ose shtetet të ndalojnë përkohësisht furnizimet.
Sipas tij, nëse tensionet vazhdojnë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik mund të ndalojnë eksportet, për shkak të pasigurisë në rajon dhe çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare mund të rritet deri në 150 dollarë për fuçi.
Kaabi paralajmëroi gjithashtu se edhe nëse konflikti ndalet menjëherë, rikthimi në furnizim normal mund të zgjasë javë ose muaj.
Më 3 mars, Katari ndaloi përkohësisht prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), ndërsa Irani vazhdoi sulmet ndaj vendeve të Gjirit si kundërpërgjigje ndaj operacioneve të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.
Prodhimi i LNG-së nga Katari përbën rreth 20% të furnizimit global, duke luajtur një rol kyç në furnizimin me energji të tregjeve në Azi dhe Evropë.
Sipas ministrit, deri tani nuk janë raportuar dëme në operacionet në det të hapur, por autoritetet po vlerësojnë ende pasojat e mundshme në infrastrukturën tokësore të energjisë.
© Panorama.al












