Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha propozoi disa masa që duhen të merren menjëherë për uljen e çmimit të karburanteve në Shqipëri.
Në një komunikim live me ndjekësit e tij, kryedemokrati u shpreh se PD ka përgatitur një draft ligjor që kërkon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës, duke marrë si shembull sistemet fiskale të dy fqinjëve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.
Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende përsëri çmimi të jetë 70% më i ulët në Shqipëri.”, theksoi ai.
© Panorama.al












