Taylor Swift dhe Travis Kelce janë tashmë zyrtarisht burrë e grua. Çifti i famshëm ka kurorëzuar lidhjen e tyre në një ceremoni madhështore në Madison Square Garden në Nju Jork, duke kthyer një nga arenat më ikonike të botës në një skenë dasme me përmasa spektakolare.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësues të këngëtares, ndërsa ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler, mik i ngushtë i çiftit, i cili pati një rol qendror në momentin e kurorëzimit.
Në krah të çiftit ishin familjarët e tyre, të cilët morën role simbolike si shoqërues dhe kumbarë, ndërsa menjëherë pas shpalljes së martesës, jashtë stadiumit u ndez një tabelë me mesazhin: “Just Married!”.
Jashtë Madison Square Garden situata u shoqërua me masa të rrepta sigurie, rrugë të bllokuara në Manhattan, dhjetëra SUV të zinj dhe turma fansash që kishin mbushur zonën për të parë nga afër ngjarjen e rrallë.
Në ceremoni morën pjesë qindra të ftuar nga bota e muzikës, sportit dhe kinemasë, duke e kthyer dasmën në një event të ngjashëm me një mbrëmje çmimesh Hollywood-i.
Mes emrave të parë që mbërritën u panë figura të njohura si Hugh Grant, Camila Cabello, Ethan Hawke dhe Jason Sudeikis, ndërsa më pas lista e të ftuarve u pasurua me yje të tjerë të Hollywood-it dhe sportit amerikan.
Sipas raportimeve, në dasmë morën pjesë rreth 1.000 persona, ndërsa organizimi është mbajtur në fshehtësi të plotë. Zona është rrethuar me struktura speciale dhe mbulesa që kanë penguar çdo pamje nga jashtë.
Sipas mediave amerikane, eventi mund të ketë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që çifti të jetë martuar edhe privatisht më herët.
Jashtë arenës, fansat e Taylor Swift u mblodhën pavarësisht vapës ekstreme që ka përfshirë Nju Jorkun, me temperatura që shkuan deri në 38°C. Policia kishte bllokuar zonën përreth, ndërsa turistët e rastësishëm u gjendën përballë një “spektakli” të papritur.
Ngjarja vjen në një fundjavë festive për SHBA-në, mes 4 Korrikut dhe përvjetorit të 250-të të pavarësisë, duke e bërë edhe më simbolike këtë dasmë që ka marrë vëmendjen e gjithë botës.
© Panorama.alIt’s go time!!! Taylor Swift’s longtime publicist, Tree Paine, was just spotted hopping into a Sprinter van, en route to Taylor and Travis’s wedding night celebration at MSG. 👀💍✨ pic.twitter.com/ldkX9blYwr
— Page Six (@PageSix) July 3, 2026
















