Faza 1/8 e Botërorit 2026 do të nisë që sot me përballjet e para pasi janë plotësuar të 8 çiftet e skuadrave që mbetën në garë në rrugëtimin drejt trofeut.

Kjo fazë padyshim do të dhurojë shumë sfida të ekuilibruara dhe do të shohë disa protagonistë absolutë të turneut apo historisë së tij t’i japin lamtumirën.
Ndër duelet që bien në sy është ai Brazil-Norvegji ku pritet të shihet çfarë mund të bëjë Haland përballë “seleçaos”. Padyshim shumë tërheqës është edhe dueli iberik Portugali-Spanjë, me Ronaldon kundër pretendentëve për trofeun.
Ndeshjet nisin që sot me duelet Kanada-Marok dhe Paraguai-Francë që do të japin emrat e dy skuadrave të para që do të sigurojnë çerekfinalet.
FAZA E 1/8
04/07 Kanada – Marok ora 19:00
04/07 Paraguai – Francë ora 23:00
05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00
06/07 Meksikë – Angli ora 02:00
06/07 Portugali – Spanjë ora 21:00
07/07 SHBA – Belgjikë ora 02:00
07/07 Argjentinë – Egjipt ora 18:00
07/07 Zvicër– Kolumbi ora 22:00
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











