“Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane” – Manastirliu në mbylljen e fushatës së PS-së: 11 maji, ditë historike! Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave

May 9, 2025 | 19:51

Drejtuesja politike e PS në Tiranë këto zgjedhje, Ogerta Manastirliu foli në mbylljen e fushatës së PS në Parkun Olimpik të Tiranës.

Manastirliu

Manastirliu ftoi të gjithë të rinjtë që zgjedhjet e së dielës të votojnë Partinë Socialiste.

Më tej u shpreh se Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave.

Manastirliu: Ftoj të na bashkohen edhe më shumë qytetarët për punët që do bëjmë 4 vjetët e ardhshme. Tirana ka folur këtë fushatë përmes zërave të të rinjve, votuesve për herë të parë që besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane. Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave që i kanë dhënë zemrën kësaj fushate.

Tirana ka folur me qytetarët, me besimin për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane me Edi Ramën dhe PS. Me skuadrën fituese kemi qenë në çdo cep për të thënë se 11 maj nuk është thjeshtë një ditë e zgjedhjeve të radhës, por një ditë historike ku duhet të bëhemi bashkë me socialistë, progresistë që besojmë te kjo punë. Çdo punë e mirë bëhet në skuadër.

© Panorama.al

Te lidhura