Të pavarurit, ku rrezikohet fitorja për PS-në dhe PD-në

May 4, 2011 | 13:24

Fitoret e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në 88 bashki dhe komuna të vendit rrezikohen nga futja në garë e kandidatëve të pavarur, ose e forcave të tjera politike.Pakënaqësitë e kryetarëve aktualë, të cilët nuk kanë rikandiduar, ka bërë që një pjesë e madhe e tyre, pavarësisht se kujt partie i përkasin, të mbledhin firmat e nevojshme në ato raste kur e kanë pasur të domosdoshme për të garuar më 8 maj. Gazeta publikon sot listën me të gjitha njësitë vendore ku vihet në dyshim fitorja e kandidatëve të forcave të mëdha politike.
Kandidatët
Nga 88 njësi në të gjithë vendin, 10 janë bashki dhe 78 komuna. Në krye të kësaj liste qëndron Bashkia e Tiranës, për të cilën në garë janë tre kandidatë. Përveç Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, në minutat e fundit përpara mbylljes së afatit të regjistrimit të kandidatëve, përmes një veprimi taktik, LSI mundësoi që të garojë edhe kryetari i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi. Një tjetër bashki qendër qarku ku do të ketë më shumë se 2 kandidatë, është Gjirokastra. Në këtë njësi vendore, për koalicionin e djathtë kandidon Genc Sinojmeri dhe për koalicionin e majtë rikandidon Flamur Bime. Në të njëjtën kohë, në garë janë edhe dy kandidatë të tjerë, Marenglen Koçiu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Vjollca Cekani, e pavarur. Në këtë bashki, në vitin 2007 kanë marrë pjesë 11 428 zgjedhës në votime dhe kandidati i PS-së ka fituar me 1300 vota diferencë.
Pakti me LZHK
Marrëveshja me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar mund t’i kushtojë shumë Partisë Demokratike në rrethe. Pakti me LZHK-në konsistonte në faktin që PD-ja t’i jepte një deputet kësaj partie, duke mos e detyruar të mbledhë një për qind të firmave për të kandiduar në çdo njësi vendore dhe si këmbim, kryetari i saj, Dashamir Shehi, u tërhoq nga gara për Bashkinë e Tiranës. Për rrjedhojë, të gjitha votat që merr LZHK në kryeqytet mund t’i kalojnë kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha. Por, në rrethe, LZHK ka nxjerrë kandidatët e saj në 37 bashki dhe komuna dhe duke parë diferencat jo dhe aq të mëdha mes PS-së dhe PD-së në njësitë vendore, votat që do të marrin kandidatët e kësaj partie mund të jenë përcaktuese. Në 88 njësitë ku ka edhe kandidatë të tjerë veç dy partive të mëdha, 42 kandidatë kanë mbledhur firmat e nevojshme për të dalë të pavarur, ndërsa gjashtë të tjerë i përkasin Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Partia e Dules ka përfituar nga fakti që nuk ka një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Socialiste dhe ka nxjerrë kandidatët e saj.
“Divorcet”
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007, nga Partia Demokratike janë larguar 13 kandidatë, të cilët më 8 maj do të jenë me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, ose të pavarur. Nga këta 13 kandidatë, 7 kanë qenë fitues në zgjedhjet e para katër viteve dhe kandidojnë për një tjetër mandat. Përsa i përket Partisë Socialiste, nga kjo forcë janë larguar 8 kandidatë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit dhe 3 prej të cilëve kanë qenë kryetarë komunash. Ndërkohë, nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut janë larguar 4 kandidatë, tre prej të cilëve kanë qenë fitues të zgjedhjeve më 18 shkurt 2007. Në PD kanë mbërritur dhe kandidojnë më 8 maj gjashtë kandidatë, ndërsa PS ka marrë tre kandidatë.

88 njësi vendore
Në 12 qarqet e vendit janë 88 njësi vendore (10 bashki dhe 78 komuna) ku kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste rrezikohen për shkak të futjes në garë të kandidatëve të partive të vogla, ose të pavarurit.

37 kandidatë
Kandidatët e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar kanë përfituar nga marrëveshja që ka bërë kjo forcë politike me PD-në dhe pa qenë nevoja të mbledhin një për qind të firmave, janë regjistruar në 37 njësi vendore për të kandiduar më 8 maj.

Njesite vendore me me shume se dy kandidate

QARKU BERAT
Komuna Zhepë
Fari Breshani    LZHK
(Në 2007 kandidat i PS)
Selam Osmenllari     PS
Sulejman Seitaj    PD

QARKU DIBER
Komuna Arras
Bekim Krashi    PD
Ferit Alia        LZHK
Sali Tershalla    PS
Komuna Lurë
Avni Buci        PS
Hakik Gjokola    I pavarur
Llesh Doci        PD
Komuna Muhur
Afrim Mikli        PS
Fatbardh Lala    PBDNJ
Rahim Lala    PD
Komuna Derjan
Hasan Pasha    PS
Kujtim Kazdeda    PD
Sami Bushi    LZHK
Komuna Lis
Agim Selita    PD
Hysni Meta    PS
Xhezmi Dika    LZHK
Komuna Rukaj
Hamit Gjokrosa    PS
Nevruz Kurti    PD
Rasim Hoxha    I pavarur
Komuna Suç
Dritan Pjeci    PS
Lutfi Cara        PD
Ylli Meta        I pavarur
(Në 2007 kandidat
fitues i PD, PBDSH)

QARKU DURRES
Komuna Gjipalaj
Alfred Greca    LZHK
(Në 2007 kandidat fitues i PD, LZHK)
Ardian Kokomani    PD
Fatmir Elezi    PS
Bashkia Sukth
Hysen Llaca    I pavarur
Selami Xhelili    PS
Sherif Fortuzi    PD
Komuna Bubq
Abdyl Gjenjeli    PBDNJ
Agron Loka    LZHK
Xhemal Daci    PS
Skënder Gjoni     PD

QARKU ELBASAN
Bashkia Cërrik
Arben Ruci    PS
Florenc Doka    LDSH
Servet Duzha    PD
Komuna Klos- Elbasan
Behar Hoxha    PD
Elis Duzha    PS
Vasjar Shermadhi    I pavarur
Komuna Mollas- Elbasan
Agron Hysa    PD
Agron Sade    PS
Agron Cerriku    LDSH
Komuna Rrasë
Fadil Hidri        LZHK
Isuf Ferhati    PS
Rustem Hasko    PD
Komuna Lab. Fushë
Hamit Meta    LZHK
Osman Qosja    PS
Xhemali Quku    PD
Bashkia Gramsh
Astrit Kosturi    LDSH
Dritan Bici        PS
Kastriot Zera    PD
Komuna Pishaj
Ali Hyka        I pavarur
Estref Cekrezi    PD
Hasim Cekrezi    I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PD)
Klodian Taçe    PS
Komuna Tunjë
Nexhip Hoxha    I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PBDNJ)
Ferit Bërdëllima    PS
Ylli Kokomeci    PD
Komuna Shezë
Fatos Tabaku    PS
Jashar Tabaku    PD
Shefqet Tabaku    I pavarur
QARKU FIER
Komuna Kurjan
Adriano Shabanaj    I pavarur
Hamza Toro    PD
(Në 2007 kandidat fitues si i pavarur)
Qamil Kuka    PS
Komuna Zharrëz
Alban Grembi    I pavarur
Arben Semanjaku    PS
Taulant Garxenaj    PD
Komuna Cakran
Fatbardh Merkaj    PS
Kujtim Sherifaj    I pavarur
(Në 2007 kandidat i PS)
Vladimir Korçari    PD
Komuna Frakull
Enver Troka    PD
Rexhep Troka    LZHK
(Në 2007 kandidat i PD)
Saba Hamataj    I pavarur
Viktor Cervanaku    PS
Komuna Tërbuf
Astrit Dervishi    PD
(Në 2007 kandidat fitues i PS)
Durim Muca    LZHK
Eltinor Mahmutaj    PS
Komuna Selitë
Altin Bregasi    PD
Hekuran Resulaj    PS
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Nezir Jaupaj    PK
(Në 2007 kandidat i PS)

QARKU GJIROKASTER
Bashkia Gjirokastër
Flamur Bime    PS
Genci Sinojmeri    PD
Marenglen Koçiu     LZHK
Vjollca Cekani    I pavarur
Komuna Ballaban
Agim Damani    PD
Avdul Qazimi    I pavarur
Valbona Bërzani    I pavarur
Vullnet Memishaj    PS
Komuna Frashër
Tomor Kotorri    PS
Vangjel Prifti    PD
Ylli Hodo        LZHK
(Në 2007 kandidat i PD)
Bashkia Tepelenë
Reshat Zika    LZHK
Sevo Mici        PD
Tërmet Peci    PS
Komuna Lopës
Argjil Cela    LZHK
(Në 2007 kandidat i PD)
Izet Hysi        PS
Malo Sadikaj    PD
Komuna Qesarat
Andrea Zoto    LZHK
Arjan Zeqaj    PD
(Në 2007 kandidat fitues si i pavarur)
Hysni Cela    PS

QARKU KORÇE
Komuna Mollas- Kolonjë
Artur Nazarko    PD
Flamur Bilo    I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PD)
Hasan Malushi    PS
Komuna Qendër Leskovik
Bledi Mezini    I pavarur
Theodhor Bregu    PD
Vladimir Vezuli    PS
Komuna Drenovë
Flamur Sala    PD
Gjergji Disho    PBDNJ
Hekuran Pupa    PS
Komuna Lekas
Andrea Shahinasi    I pavarur
Nderim Kreka    PS
Shefki Mollaj    PD
Komuna Velçan
Ilia Mani        I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PS)
Maliq Misliu    PS
Sali Torra        PD

QARKU KUKËS
Komuna Fajza
Besim Shurbi    PD
Dan Ceka        LZHK
Halil Daci        PS
Komuna Bushtricë
Flamur Gjana    I pavarur
Kujtim Gjoka    PD
(Në 2007 kandidat fitues i PLL)
Muharrem Alia    PS
Shahin Sula    LZHK
(Në 2007 kandidat i PD)
Komuna Grykë- Cajë
Florin Lushi    LZHK
Ismet Shehu    PS
Vesel Shehu    PD
Vexhi Shehu    I pavarur
Komuna Shtiqen
Astrit Cengu    PS
Dashnor Shehu    AMS
(Në 2007 kandidat i PS)
Gëzim Shehu    PD
(Në 2007 kandidat fitues
si i pavarur)
Komuna Surroj
Esat Vata        PD
Halil Aliaj        I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PD)
Shukri Coka    I pavarur
Komuna Tërthorë
Alia Xhahu    PS
Gazmend Hallaci    PD
Rrahman Demaj    I pavarur
Skënder Kovaçi    LZHK
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Komuna Bujan
Bujar Hasanpapaj    PD
Sami Bashaj    PS
Sherif Vatoci    PBDNJ
Komuna Bytyç
Avni Muhametaj    PS
Feriz Hoxha    PD
Kadri Kataroshi    LZHK
Komuna Lekbibaj
Gëzim Meshaj    PS
Gjovalin Gjeloshaj     PD
Lazër Pjetërgjokaj    LZHK

QARKU LEZHË
Komuna Fushë Kuqe
Gjevalin Miri    PD
Gjok Kolici        PS
Marash Vata    I pavarur
(Në 2007 kandidat i PS)
Sami Kulla        I pavarur
Komuna Balldren i Ri
Ded Bukaqeja    PK
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Gjek Cali        PS
Zef Doçi        PD
Komuna Ungrej
Gjin Kola        LZHK
Gjovalin Gjoni    PD
Zef Boci        PS

QARKU SHKODER
Komuna Kastrat
Daka Mujaj    PKDSH
Tom Curraj    PS
(Në 2007 kandidat i PBDNJ)
Viktor Popaj    PD
Komuna Kelmend
Adriatik Cekaj    PS
Gjeto Dukaj    PD
Nikolin Pecaj    PKDSH
Bashkia Pukë
Astrit Kuci    PÇSH
Beqir Arifaj    PD
Enver Sulejmani    PS
Komuna Gjegjan
Filip Ndoci        I pavarur
Mark Zefi        PS
Ndue Cara    PD
Ndue Suma    LZHK
Komuna Qafë Mali
Artan Palushi    LZHK
(Në 2007 kandidat fitues i PD)
Hil Kola        PD
Pavlin Palokaj    PS
Komuna Bërdicë
Besnik Tahiri    I pavarur
Besnik Brahimi    PS
Qamil Xhureta    PD
Komuna Dajç
Arben Gjuraj    PD
Gentian Palaj    I pavarur
Hil Taraj        PS
Komuna Hajmel
Lekë Bibaj    PD
(Në 2007 kandidat fitues i PBDNJ)
Nikolin Jakini    LZHK
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Rrok Ftoni    PS
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Komuna Rrethinat
Gëzim Hardolli    PD
Kleves Muja    PS
Lic Elezi        LZHK
Komuna Shosh
Dak Cezma    PS
Kol Ndrevashaj    LZHK
Mark Kulla    PD
Komuna Vig- Mnele
Petrit Shtjefni    PS
Pjetër Lleshi    PD
Sandër Nikolli    PKDSH

QARKU TIRANE
Komuna Golem
Agron Agalliu    PS
Engjëll Murrizi    PD
Fatbardh Belba    LZHK
Bashkia Rrogozhinë
Haqim Tosku    PS
Ndriçim Dushku    PD
Xhelal Tosku    LZHK
Bashkia Tiranë
Edi Rama        PS
Hysni Milloshi    PK
Lulzim Basha    PD
Komuna Pezë
Artur Peza    PD
Enver Dorzi    I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PS)
Nezir Ramazani    PS
Komuna Zall- Bastar
Kujtim Mali    LZHK
Muharrem Bajrami    I pavarur
Rexhep Moqi    PD
Xhemal Cuni    PS
Zyber Kuka    I pavarur
(Në 2007 kandidat i PS)

QARKU VLORË
Komuna Mesopotam
Jorgji Sterjo    MEGA
Mihal Bozhori    I pavarur
Themistokli Kaishi    PBDNJ
Komuna Vergo
Agim Cumani    PS
Fiqiri Kulla        PD
Robert Dauti    LZHK
Komuna Lukovë
Enver Leka    PS
Klajdi Mati    LZHK
Niko Vjeri        PD
Vladimir Kumi    I pavarur
(Në 2007 kandidat fitues i PD)
Komuna Aliko
Hristo Cavo    MEGA
Ilia Thanasi    PD
(Në 2007 kandidat fitues i PBDNJ)
Kristo Kaishi    PBDNJ
(Në 2007 kandidat i pavarur)
Bashkia Himarë
Dhimitri Llazari    MEGA
(Në 2007 kandidat i PD)
Jorgo Goro    PS
Savo Prifti    PD
Vasillaq Bollano    PBDNJ
Bashkia Orikum
Arben Suloj    PD
Gëzim Capoj    PS
Hasan Laba    I pavarur
(Në 2007 kandidat i PS)
Komuna Brataj
Ahmet Demaj    PS
Pilo Toto        PD
Sezai Balilaj    LZHK
Komuna Hore Vranisht
Agron Haxhiraj    LZHK
Simbol Pazaj    PS
Vilson Lalaj    PD
Komuna Sevaster
Baftjar Sulaj    LZHK
Naim Selamaj    PS
Përparim Shametaj    PD
Komuna Vllahinë
Alban Celaj    PK
Gëzim Hoxhaj    PS
Sokol Hodaj    PD
Komuna Novoselë
Jorgo Mukaj    PS
Kanan Shakaj    I pavarur
(Në 2007 kandidat i PS)
Moisi Meminaj    I pavarur
Rait Llanaj    PD

 

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura