Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar 4 viktimat e protestës së 21 Janarit 2011, në një postim në rrjetet sociale.

“Të paharruar”, shkroi Veliaj, duke shtuar se 21 Janari është një plagë në historinë e Shqipërisë.
Ai theksoi se 21 Janari gjithashtu është një thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie.
“TË PAHARRUAR! ?? 21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike. ???”, shkruan Veliaj.
© Panorama.al











