Në protestën e sotme kombëtare për dorëheqjen e kryeministrit Rama marrin pjesë edhe shumë emigrantë që vijnë nga diaspora.
Njëri prej tyre u shpreh i revoltuar me kryeministrin Rama, duke deklaruar se e ka votuar, por është penduar.
Protestuesi paralajmeroi kryeministrin duke thënë se, nëse dorëheqja nuk do të ndodhë, “populli do të të marrë zvarrë”, si dhe shtoi se “Vlora po u ngrit do të të shkatërrojë për 24 orë”.
“Unë vij nga diaspora dhe vij nga Vlora. Dua ti them Ramës dhe Ballës, që na etiketojnë si korba dhe sorra, i them se ne nuk jemi të tillë. Ne jemi shqiptare. Ne kërkojmë drejtësi, kërkojmë jetën tonë të mohuar nga këta kriminelë.
Dikur të kam dhënë votën, por jam penduar. Mu thaftë ajo dorë që kam votuar për ty kriminel, sot unë votën time e revokoj dhe kërkoj dorëheqjen tendë. Nëse nuk e bën këtë, ne do të heqim me dhunë. Populli do të të marrë zvarrë.
Vlora po u ngrit do të të shkatërrojë për 24 orë. Dhe Vlora do të ngrihet, lumi do të vërshojë”, tha qytetari i ardhur nga diaspora posaçërisht për protestën.
© Panorama.al











