Një emigrant, i cili jeton prej 33 vitesh në Itali, deklaroi se dikur Shqipëria ishte një vend mrekulli, ndërsa sot ajo është shkatërruar dhe pushtuar.
Nga sheshi “Skënderbej”, ku janë mbledhur protestuesit për revoltën e 35-të kundër qeverisë, emigranti theksoi se duhet të ndryshojnë strategji pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta japë dorëheqjen.
Sipas tij, rezistenca e tyre do të vijojë dhe populli do të triumfojë.
“Para ‘90 vendi im ishte një mrekulli, sot i pushtuar dhe i shkatërruar. Mbështesim rininë për të fituar lirinë e humbur, vendi ynë është i pushtuar.
Kot lodhemi me të brohoritur, duhet të ndryshojmë strategji. Edi Rama është i vendosur si tradhtar që nuk je dorëheqje ndërsa ne jemi të vendosur si atdhetar dhe duhet të triumfojë populli, atdhetarët.”, tha ai.
© Panorama.al











