“Të erdhi fundi Edi Rama, bën mirë të ikësh!”- Mjeku Ermal Pashaj: Kot kërkon të fusësh përçarje mes protestuesve, jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit! Jep dorëheqjen!

Jun 16, 2026 | 20:39

Kirurgu Ermal Pashaj ka mbajtur fjalën e tij gjatë protestës së 17-të të qytetarëve në Tiranë, duke iu drejtuar kryeministrit me thirrje për dorëheqje nga detyra.

Në fjalën e tij, Pashaj tha se protesta përfaqëson një reagim të gjerë qytetar, ku marrin pjesë të rinj dhe të reja që kërkojnë ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për vendin.

“A i dëgjon more zoti kryeministër, që po dalin filizat? A i dëgjon që po qajnë edhe ata që janë vjedhur? Boll, ik me të mira. Boll na torturuat. Kjo është masë kritike dhe kjo masë kritike është rebelimi ndaj teje. Këtu ka djem e vajza, nuk janë sufllaqet e tua. Këtu ka njerëz që u ndriçojnë sytë, ka të rinj e të reja që e kanë syrin pushkë e gjakun barut”, deklaroi Pashaj.

Ai akuzoi kryeministrin se po përpiqet të krijojë përçarje mes protestuesve, ndërsa shtoi se qytetarët janë të bashkuar pavarësisht bindjeve politike.

“Kot kërkon të fusësh përçarje mes tyre. Të gjithë ne këtu jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit dhe Gjergj Arianitit. Shqiptarët nuk përdhosen dhe nuk shiten”, tha ai.  “Të erdhi fundi Edi Rama, i erdhi fundi politikës së vjetër. Lironi këtë vend dhe lëreni rinisë, ajo do ta çojë përpara Shqipërinë”, deklaroi ai më tej.

Kirurgu Ermal Pashaj: A i dëgjon more zoti kryeministër, që po dalin filizat? A i dëgjon more zoti kryeministër, që po qajnë edhe ata që janë vjedhur, se ngele aty, u bëre rrap. Boll, ik me të mira. Boll na torturuat. Këtu u bë e disata ditë që nuk i konsideron. Nuk e konsideron këtë, por duhet të ta thonë ata që i ke mbrapa, se është masë kritike. Dhe kjo masë kritike është rebelimi ndaj teje.

Po ka djem e vajza këtu, nuk ka dosido, nuk janë sufllaqet e tua. Këtu ka njerëz që u ndriçojnë sytë, ka të rinj e të reja që e kanë syrin pushkë e gjakun barut.

Të tilla situata përsëriten rrallë në jetën tonë dhe ne duhet të bëhemi pjesë e kësaj. E kotë kërkon të fusësh përçarje mes tyre. Të gjithë ne këtu jemi nipër të Kastriotit, të Gjergj Arianitit, që kanë shitur shpirtin dhe kanë vdekur për atdhe. Mbaje mend mirë këtë fjalë.

Ti më kot mundohesh akoma. Bën mirë të ikësh e ta lësh këtë punë, ka gjak të ri. Dhe ata që ke mbrapa i ke bezdisur. Nuk të mbushet mendja se të është ngrohur karrigia shumë, por vëre gishtin kokës, se të tilla gjëra i ke parë se si kthehen.

Shqiptarët nuk përdhosen, nuk shitemi, jemi të gjithë bashkë. Të erdhi fundi, Edi Rama, i erdhi fundi politikës së vjetër. Lironi këtë vend dhe lëreni rinisë, ajo do e çojë para këtë vend.

Unë jam djalë i Shqipërisë, nga veriu në jug, pa dallime politike. Këtu na bën bashkë një mision dhe nuk do të shkulemi nga ky shesh pa përmbushur kërkesat tona. Janë të shenjta, të atyre që i ke përdhosur. Poshtë Edi Rama, ju erdhi fundi!

© Panorama.al

Te lidhura