“Brezi im do ta shpëtojë këtë vend”- Vajza e artistit Robert Aliaj flet në protestë: Le t’i japim fund totalitarizmit! Mos lejoni politikën të ndotë lëvizjen tuaj

Jun 16, 2026 | 20:48


Mijëra vetë u mblodhën sërish sot në protestë për ditën e 17-të kundër qeverisë Rama. 


Disa prej qytetarëve folën në podiumin e improvizuar, një prej tyre ishte dhe vajza e artistit Robert Aliaj Dragot, Gala Dragot.

Ajo u shpreh se beson se brezi i saj do e bëjë ndryshimin në këtë vend. Ndërkaq iu tha protestuesve të mos lejojnë politikën të ndot lëvizjen e tyre, siç ndodhi me protestën e studentëve.

Gala Dragot: Jam shumë e entuziazmuar nga protesta juaj. Më bën të besoj se brezi im mund të bëj ndryshime. Jam kaq e lumtur që jeni kaq të ndërgjegjshëm për forcën që keni dhe për të ardhmen që doni. Kam qarë n protestën e studentëve me babain tim kur isha 13 vjeç. Me mbushi me shpresë por dështoi nga ndërhyja e politikanëve të dështuar.

Jam këtu për t’ju kujtuar se duhet të keni kurajo pa fund. Kurajo pa fund për të bërë ndryshime, për të rrëzuar këtë klasë politike të kalbur. Mos lejoni element politikë të ndotin lëvizjen tuaj. E ardhmja është e jona. Mos harroni, liria nuk dhurohet. Liria negociohet dhe duhet të luftosh për të. Jam e lumtur të them se brezi im do ta shpëtojë këtë vend. Le ti japim fund totalitarizmit, rroftë Shqipëria.

© Panorama.al

Te lidhura