
TIRANE- Ambasadoret e akredituar ne vendin tone kane shprehur shqetesim lidhur me statistikat e dhunes ndaj gruas dhe pjesemarrjes se saj ne politike.
Permes nje letre te hapur, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri pranojne progresin e bere në promovimin e të drejtave të grave, në Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor që do të rishikohen nga Parlamenti së shpejti, por shtojne se ne te duhet te adresohen edhe shqetësimet për pjesëmarrjen e gruas në politikë si dhe për dhunën në familje.
“Ndërkohë që gratë përfaqësojnë vetëm 16% të deputetëve në parlament, 12.4% të anëtarëve në këshillat bashkiak dhe të komunave si dhe vetëm 7 nga 384 kryetarë të qeverisjes vendore, ato nuk mund të kenë një zë të fortë dhe të sigurojnë që interesat dhe nevojat e tyre të adresohen në mënyrën e duhur. Rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave” theksohet ne leter.
Sipas saj, duhet te nxiten autoritetet kombëtare që të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjor të mbijetuarave të dhunës në familje.
Duke iu referuar statistikave, ata shprehin shqetesim pasi 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar.
© Panorama.al











