TAP në Shqipëri: Investimi 1 miliardë euro

Nov 23, 2011 | 10:26

TIRANË- Rreth 1 miliardë euro është shuma që do të investohet në kuadër të projektit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë. Në takimin e sotëm në Ministrinë e Energjetikës, me përfaqësues të TAP dhe ekspertë të fushës, ministri Nasip Naco ka deklaruar në kuadër të negociatave është bërë përafrimi i legjislacionit. Naco ka theksuar rëndësinë madhe të projektit dhe përfitimin që pritet të sjellë ai për vendin, qoftë edhe në kuadër të punësimit.

Përfaqësuesi i TAP ka deklaruar se janë vendosur marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. “Shqipëria do luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e korridorit të gazit. TAP do kontribuojnë në ekonominë shqiptare, me investimeve dhe në fushën e energjisë”- tha ai, duke shtuar se kalimi i tubacionit në Adriatik ndodh në pikë kalimi të favorshme, në thellësi 800 metër, vend dalja bëhet në vend të favorshëm dhe  ofron mundësinë e rritjes së kapacitetit transportues.

© Panorama.al

Te lidhura