“Taksat po e bëjnë naftën më të shtrenjtë në rajon, kërkon ndërhyrje urgjente”- Erisa Xhixho: Vendet fqinje morën masa për të ulur barrën

Mar 26, 2026 | 19:59

Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke fajësuar drejtpërdrejt nivelin e taksave.

erisa xhixho

Në një postim publik, Xhixho thekson se rreth 60% e çmimit të naftës në vend përbëhet nga taksat, duke e bërë atë më të shtrenjtën në rajon. Sipas saj, zgjidhja nuk qëndron te bordet e kontrollit të çmimeve, të cilat i cilëson si “borde të vjedhjes”, por te ulja e barrës fiskale.

Ajo nënvizon se vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar këtë barrë, ndërsa në Shqipëri çmimi prej 214 lekësh për litër mbetet i papërballueshëm për qytetarët.


Deputetja paralajmëron se çmimi i lartë i karburanteve po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, si buka, qumështi dhe djathi, si dhe po godet sektorë të rëndësishëm si bujqësia dhe transporti.

Xhixho bën të ditur se Partia e Lirisë ka propozuar prej tre javësh një projektligj që parashikon pezullimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit, si një masë për të ulur çmimin e naftës.

Në përfundim, ajo bën thirrje për veprim të menjëhershëm, duke paralajmëruar se ekonomia rrezikon të shkojë drejt kolapsit nëse nuk merren masa urgjente.

Postimi i Erisa Xhixho:

Taksat janë arsyeja pse kemi naftën më të shtrenjtë në rajon.

Rreth 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat.📈

Ndaj, zgjidhja nuk janë bordet e vjedhjes, por ulja e taksave.

Të gjitha vendet e rajonit kanë marrë masa për të ulur këtë barrë, ndërsa në Shqipëri çmimi prej 214 lekësh për litër konsiderohet ende “i papërballueshëm”.

Për shkak të çmimit të naftës po rriten çmimet e të gjitha produkteve, nga buka, qumështi e djathi, etj. Gjithashtu po goditen bujqësia dhe transporti.

Partia e Lirisë ka prej 3 javësh që ka propozuar një zgjidhje përmes projektligjit për pezullimin e taksave të qarkullimit dhe karbonit.

Duhet vepruar menjëherë, sepse ekonomia po shkon drejt kolapsit.

Shikoni tabelën më poshtë për të kuptuar zhvatjen që u bëhet çdo ditë.

© Panorama.al

Te lidhura