Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë më 28 dhjetor nga Izraeli drejt Majamit, ku një ditë më pas pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij më të lartë në rezidencën e Mar-a-Lago. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeministrit izraelit.
Netanyahu do të kthehet në Izrael më 1 janar, duke mbërritur në vendin e tij ditën pasuese.
Për vizitën e dytë radhazi në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë izraelite ka vendosur të mos lejojë praninë e gazetarëve në bordin e avionit qeveritar “Wing of Zion”, pavarësisht se ai është i pajisur me një seksion të posaçëm për median.
Udhëtimi zhvillohet në një moment kur administrata Trump po shtyn për nisjen e fazës së dytë të planit të Shtëpisë së Bardhë për Gazën.
© Panorama.al












