Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-së zbulon çfarë diskutuan  

May 16, 2025 | 11:51

Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

GrD61YgXEAAzVKJ

Përmes një postimi në platformën X, tha se gjithashtu kanë diskutuar për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë ?? sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë”, shkruan Rutte.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura