Takim krize mes Merkel dhe Sarkozy për Greqinë

Nov 1, 2011 | 16:46

Për shkak të planeve që në Greqi të mbahet referendumi, siç tha kryeministri Jorgos Papandreu, “për një po ose jo të madhe”, në lidhje me marrëveshjen e re të kreditimit, në Kanë të Francës do të takohen të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy.

Kështu njoftoi qeveria gjermane pas një bisede telefonike që zhvilluan dy politikanët evropianë. Të enjten në Kanë të Francës fillon punimet samiti i G20-ës. Kryeminsitri grek befasoi të hënën në mbrëmje edhe kundërshtarët e tij politikë.

“Për marrëveshjen e re duhet të shkojmë në plebishit, të prononcohet populli grek dhe çdo qytetar në veçanti”, deklaroi Papandreu në mbledhjen e grupit parlamentar socialist duke kërkuar njëkohësisht edhe votëbesim për kabinetin e tij.(DW)

© Panorama.al

Te lidhura