Tadiç: Politika për Kosovën nuk ka për të ndryshuar

Nov 7, 2011 | 11:30

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka përforcuar edhe një herë qëndrimin e tij për qëndrimin politik që po mban Serbia ndaj Kosovës, me refuzimin për të nënshkruar një dokument të liberal-demokratëve dhe Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, të cilët kërkojnë një politikë ndryshe për Kosovën. Tadiç tha se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e tyre, pasi nuk mund të heqë dorë nga interesat legjitimë shtetërorë dhe kombëtarë, duke  vlerësuar të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë. “Politika në Kosovë nuk mund të jetë gur rreth qafës sonë, mirëpo atë problem nuk mund ta zgjidhim me amputimin e një pjese të trupit”, tha të dielën Tadiç në mediat serbe.

© Panorama.al

Te lidhura