
TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës ka sqaruar arsyet e shkarkimit nga puna të 70 punonjësve.
Në një deklaratë për mediat, ajo ka bërë me dije se gjithçka është bërë në mbështetje të vendimit të Këshillit Bashkiak, pas një analize të detajuar që iu bë funksioneve të punonjësve, pas së cilës rezultuan shumë mbivendosje funksionesh.
Sipas Tabakut, kjo u shoqërua me ristrukturimin e të gjitha drejtorive, në kuadër të një pune efikase dhe pa mbivendosje.











