Surprizat e Noga-s, duete me Seldin, Sinanin dhe Florin

Nov 5, 2011 | 15:03

Adoleshenti i famshëm që është bërë pjesë e muzikës shqiptare këto vitet e fundit, vazhdon suksesin e tij, por këtë radhë duke zgjedhur këngëtarë shumë të njohur për të arritur edhe më shumë famë në tregun shqiptar. Noga, që njihet tashmë si mjeshtër i “Beatbox”, tregon se së shpejti do të hedhë në treg dy këngë të reja në bashkëpunim me Sinanin dhe Seldin, si dhe një tjetër këngë në bashkëpunim me Flori Mumajesin. Këto janë veç disa surpriza të vogla në krahasim me atë që synon të realizojë Noga. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se është në bisedime për realizimin e një bashkëpunimi me reperin e njohur amerikan, Lil Wayne (29 vjeç). Noga është vetëm 16 vjeç dhe deri më tani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë pjesë e klipeve dhe bashkëpunimeve të shumë këngëtarëve të njohur nga muzika jonë.

© Panorama.al

Te lidhura