Sulmet terroriste, arrestohen 4 persona në Suedi

Sep 11, 2011 | 11:35
Galeria e artit ku u evakuuan disa persona. Ishte ne kulmin e pergatitjes se nje Bienaleje.

SUEDI- Katër persona janë arrestuar në Suedi si të dyshuar për sulm terrorist. Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se dyshohet se këta persona po përgatisnin një sulm por nuk janë bërë të ditur më shumë detaje.

Katër personat janë arrestuar në qyteti ne dytë më të madh në Suedi, Goteborg në orët e parë të ditës së sotme.

Arrestimi i tyre është bërë me bashkëpunimin e Ekipit Kombëtar Special dhe policisë së Goteborgut.

Ekipi Kombëtar Special është njësi e policisë për operacione speciale.

Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me 10 vjetorin e sulmeve terroriste  në SHBA.

Sipas policisë është evakuuar një qendër arti në urën Alvsborg për shkak të kërcënimit.

Sipas mediave vendase policia nuk ka dhene ende asnje informacion lidhur me natyren e sulmeve dhe shtetësine e te arrestiuarve, nese ata ishin te huaj apo suedez.

 

© Panorama.al

Te lidhura