Aktivisti Visuar Dalipi komentoi edhe sulmet me të cilat janë përballur nga kryeministri Edi Rama dhe figura të tjera socialiste për shkak të revoltës masive kundër qeverisë, duke thënë se ata e kanë kuptuar se iu ka ardhur fundi.
Në intervistën për News24, ai theksoi se do t’i drejtohen me një letër edhe ambasadave të huaja në Tiranë për dhunën dhe kërcënimet që kanë marrë. Ai ftoi këdo që ka marrë kërcënime që t’i bashkohen mesazhit drejtuar përfaqësive të huaja për shkeljet e të drejtave të tyre.
“Ata kanë kuptuar se iu ka ardhur fundi dhe po bëjnë përpëlitjet e fundit. Dhe janë përpjekjet e fundit të disa kriminelëve që e kanë mbajtur 36 vjet peng popullin me kontroll total dhe duan ta çojnë në anarki këtë situatë. Me dhunën fiton mafia, i forti, gangsterët e lidhur me qeverinë. Këto janë tentativat e fundit.
Kemi përgatitur një letër për të gjithë ambasadat. Të gjithë ne që jemi kërcënuar, i ftojmë edhe të tjerët që janë kërcënuar dhe të dërgojmë letrën në çdo ambasadë që t’i informojmë.
Dy javë dhimbje ekstreme nga ky spraji. Na ka shkaktuar djegie të lëkurës deri të nesërmen. E kemi me pamje filmike që më godasin në sy nga një distancë e vogël. Këto janë shkelje të të drejtave të njeriut, dhe për këtë duhet të vihen në dijeni ambasadat dhe e gjithë bota”, u shpreh Dalipi.
© Panorama.al












