“Kam marrë kërcënime me jetë” – Protestat kundër Ramës, aktivisti Visuar Dalipi: Disa persona provokojnë dhunën, por nuk arrestohen! Mbrohen nga qeveria

Jul 6, 2026 | 15:01

Visuar Dalipi, protestues dhe organizator i marshimeve pas protestës që mbahet përpara Kryeministrisë, deklaroi se ka marrë edhe kërcënime me jetë për të hequr dorë nga revolta.

visuar dalipi1

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se i kanë shkuar persona të caktuar edhe në lagjen ku jeton, ndërsa shtoi se për shkak të kërcënimeve po mban larg prej një muaji edhe fëmijën e tij 1 vjeçar.

“Ne jemi aty për një qëllim për largimin e kësaj qeverie dhe duhet të marrim masa konkrete për ta arritur këtë. Të mos kthehet si një aktivitet pas pune. Kemi marrë kërcënime me jetë të çdo lloj forme. Unë kam marrë kërcënime që ditën e tretë.

Prekem për shkak të fëmijës që kam 1 vjeç. Kam 1 muaj e parë për shkak të kësaj gjëje. Nuk kam dashur të them se nuk dua të shkaktoj panik e frikë te qytetarët. Janë lojërat e qeverisë. Më poston kryeministri apo Balla, janë thjesht tentativa për të frikësuar apo të të blerë ndoshta. Më kanë ardhur edhe te shtëpia, te lagjia.”, deklaroi Dalipi.

Duke komentuar përplasjet e dhunshme në protestat para Kuvendit, ai deklaroi se ata janë paqësorë. Sipas tij, persona të caktuar provokojnë dhunën, por çuditërisht nuk arrestohen nga policia, duke krijuar dyshimet se ata nxiten dhe mbrohen nga qeveria.

“Janë rrjeshtat pas që nisin dhunën, godasin dhe largohen. Shqiptarët e kanë kuptuar se gjithmonë janë persona që nisin dhunën dhe më pas largohen dhe lënë popullin aty. Edhe në marshim na kanë ndodhur që futen dhe devijojnë rrugën, kërkojnë të shkojnë të ambasada.

Ka pasur tentativa dhune. Këta persona nuk janë shoqëruar. Edhe këta që nisën dhunën dje nuk e di a janë shoqëruar. E vetmja logjikë është që këta persona mbrohen nga qeveria sepse nuk arrestohen.”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura