Shpërthim në një automjet në Shkodër, iu vendos lëndë plasëse! Detajet e para

Jul 6, 2026 | 14:12

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

makine-policie

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në fshatin Gimaj, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit Leonard Ftoni.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura