Tronditje për Milanin, sulmuesi dëmtohet rëndë dhe përfundon në spital

Jul 6, 2026 | 14:01

Santiago Himenez përfundoi në spital menjëherë pas ndeshjes Meksikë-Angli. Sulmuesi meksikan duhet të largohej nga fusha e blertë në minutën e 61-të.

milani

Trajneri i Meksikës, Aguirre, konfirmoi se Himenez duhet të shkonte në spital. Meksika e mbylli rrugëtimin në Botëror duke qenë se u mposht nga Anglia.

Himenez përndrydhi kyçin e këmbës kur po ulej pas një ndërhyrje të gabuar. Dhe kjo i kushtoi jo pak.

Himenez pritet të mungojë rreth dy muaj. Dhe kjo konsiderohet humbje për fillimin e sezonit te kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura