JEMEN- Më shumë se 5.000 protestues po përpiqen të sulmojnë ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jemen, në vazhdën e zëmërimit të madh pas shfaqjes së filmit anti-myslimanë.
Qindra mijëra protestues, raportojnë mediat ndërkombëtare, kanë mundur të thyejnë kordonin policor, duke hyrë në kompleksin e ambasadave në Sanna.
Protestuesit kanë thyer dritaret jashtë ambasadës, si dhe i kanë vënë zjarrit makinave jashtë ambienteve të ambasadës. Ata mbajnë pankarta ‘Allahu është i madh”.
Sulmi ndaj ambasadës erdhi vetëm një ditë pas sulmit në ambasadën amerikane në Libi, dhe frika ekziston se dhuna mund të përhapet në vende të tjera të botës myslimane.
Ambasadori amerikan, Chris Stevens dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë vdiqën pas sulmit në ambasadën amerikane në Libi.
© Panorama.al











