Hakerat sulmojnë Fox News, ‘Vdes presidenti Obama’

Jul 4, 2011 | 18:20

Profili i Fox News është sulmuar sot disa herë nga hakerat, të cilët në profilin e gjikandidt mediatik në Twitter kanë shkruar mesazhe për vdekjen e Barack Obamës.

Në ditën kur në SHBA festohej 4 korriku, dita e firmosjes së deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në faqen e Fox News në Twitter u publikuan disa “tweet-e, njeri prej tyre “Vdes presidenti Barak Obama”

Rreth 45 minuta pas mesazhit të parë, hakerat kanë shkruar sërish një tjetër mesazh, “Presidenti Barack Obama është goditur dy herë me armë në restorantin Roos në Iowa”.

Sipas “The Guardian” në këtë kohë Fox News ka arritur të marrë shpejt kontrollin mbi faqen e saj në Twitter duke mos lejuar publikimin e mesazheve të tjera. Vetë Fox News nuk ka preferuar të flasë lidhur me sulmin.

 

© Panorama.al

Te lidhura