Sulm i ri iranian ndaj Kuvajtit, goditet termocentrali i energjisë dhe shkripëzimit të ujit

Jul 19, 2026 | 15:06

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt, duke shënuar sulmin e dytë ndaj të njëjtit sektor brenda dy ditësh.

sulm iranian

Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme e Kuvajtit bëri të ditur se sulmi shkaktoi dëme në disa ambiente të impiantit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve.

“Sipas autoriteteve kuvajtiane, sulmi i kryer ndaj objektit energjetik shkaktoi zjarr, ndërsa forcat e emergjencës vijojnë punën për shuarjen e tij”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në platformën X.

© Panorama.al

Te lidhura