Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen penale ndaj katër personave, dy nga të cilët akuzohen se kanë kryer 19 grabitje në kazino dhe biznese të ndryshme në Tiranë. Pjesë e grupit ka qenë edhe shtetasja Jonida Çuraj, 21 vjeç, studente në Fakultetin e Shkencave Politike. Niklovan Çuraj, nga Tepelena, Bejo Pasha, nga e njëjta zonë, Ani Rrapa dhe Jonida Çuraj, janë të akuzuarit në lidhje me këtë çështje. Ngjarja më e rëndë për të cilën akuzohen të pandehurit ka ndodhur pranë nëntëkatësheve, në një kazino ku Niklovan Çuraj akuzohet se ka tentuar të vrasë policin e Patrullës së Përgjithshme E. Gjana në shtator 2011. Më pas, në datën 22 prill, rreth orës 20:30-21:00, Niklovan Çuraj akuzohet se ka kryer grabitje në një supermarket ku ka marrë shumën 17 500 lekë, ku 15 000 lekë dhe 5 karta rimbushëse celulari 500-lekëshe. Po atë ditë, i akuzuari ka kryer rreth orës 20:30-21:00 vjedhjen e 17 000 lekëve dhe 100 euro nga një shtetas. Në të njëjtën ngjarje ai i ka marrë një shtetasi të tretë 135 000 lekë dhe 80 euro. Më pas, në datën 27 qershor 2011, sipas akuzës, Çuraj ka kryer vjedhjen me armë, në bashkëpunim me Bejo Pashën, në bulevardin “Zogu I”, pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, te lokali i lojërave të fatit, shumën 264 300 lekë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në korrik 2011, në datën 23, kur në bulevardin “Zogu I”, te lokali i lojërave të fatit, u krye vjedhja e shumës 750 000 lekë. Po aty, një shtetasi i janë marrë një telefon celular dhe një sasi monetare në vlerën 6000 lekë, një shtetasi të dytë një telefon celular dhe vlera 10 000 lekë. Më 13 korrik 2011, rreth orës 00:20, në Unazën e Re, te pika e shitjes së një karburanti, janë vjedhur para në shumën 34 700 lekë në dëm të një firme. Më pas ka ndodhur vjedhja me armë e datës 19 korrik 2011, e kryer nga Niklovan Çuraj dhe Bejo Pasha te “Komuna e Parisit” në dëm të një supermarketi, në shumën 100 000 lekë. Më pas, më 21 gusht 2011, Çuraj dhe Pasha kanë kryer rreth orës 02:00 vjedhjen e shtetasit Loriano K., duke i marrë 8000 lekë, 50 euro dhe një telefon celular. Po atë ditë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëpunim vjedhjen në dëm të shtetasit Yzeir Sh. në shumën 7000 lekë. Një ditë më pas, në datën 23 gusht, dy personat akuzohen se pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, në orët e mbrëmjes, kanë vjedhur nga një minimarket shumën 120 000 lekë (50 000 lekë dhe karta rimbushëse të kompanive celulare të ndryshme në shumën 70 000 lekë). Me vonë, në datën 27 gusht 2011, rreth orës 22:30, ata akuzohen se kanë vjedhur në një kazino 150 000 lekë. Po aty ata i kanë marrë shtetasit Alban Gj. një telefon celular në shumën 8000 lekë. Më 2 shtator 2011, te supermaketi KMY, ata kanë vjedhur shumën 150 000 lekë. Pak ditë më pas, më 14 shtator, është kryer vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim me të pandehurit mes Bejo Pashës, Jonida Çurajt dhe Ani Rrapës, rreth orës 23:00 te sheshi “Avni Rustemi”, ku janë përvetësuar shumat 245 700 lekë, 100 euro dhe një telefon në vlerën 5000 lekë. Po atë natë, te lokali i lojërave të fatit i është marrë shtetases Brisida C. një telefon në shumën 4500 lekë. Sipas akuzës, në të njëjtën ngjarje është kryer vjedhja në dëm të shtetasit Sami B., të cilit i është vjedhur një telefon në vlerën 4000 lekë.
Grupi i grabitjeve
Nga hetimet e kryera prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se nuk është provuar kryerja e veprës penale të vjedhjes në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal e katër të akuzuarve të kësaj çështjeje. Por, nga hetimet ka rezultuar se Bejo Pasha dhe Niklovan Çuraj kanë bashkëpunuar me Ani Rrapajn dhe Jonida Çurajn vetëm në episodin e datës 14.09.2011, gjatë grabitjes në kazino kur janë arrestuar në flagrancë. Në episodet e tjera nuk u provua bashkëpunimi i tyre me të pandehurit dhe as me ndonjë person tjetër. Bejo Pasha, Niklovan Çuraj, Ani Rrapa dhe Jonida Çuraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me armë lokalin e lojërave APEX, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në datën 14.09.2011. Të akuzuarit Ani Rrapa dhe Jonida Çuraj kanë vepruar në rolin e ndihmësit. Ata, duke qenë në dijeni të faktit se të dy ekzekutorët e vjedhjeve, të pandehurit Bejo Pasha dhe Niklovan Çuraj kishin armë me vete, kanë pranuar detyrën të vëzhgonin lëvizjen e rojës së kazinosë duke u ulur në lokalin përballë, dhe në momentin kur roja është futur brenda në lokal, ata kanë njoftuar Niklovan Çurajn me anë të telefonit. Pas telefonatës së tyre kanë dalë nga tuneli që ndodhet pas Prokurorisë së Përgjithshme të pandehurit Bejo Pasha dhe Niklovan Çuraj, të cilët kanë qenë të maskuar dhe me armë në duar. Pasi kanë kryer grabitjen, ata kanë shkuar drejt një taksie për t’u larguar, ku edhe janë arrestuar në flagrancë.
© Panorama.alVjedhjet
22 prill 2011 – Vjedhje me armë tek Unaza e Re në dëm të shtetasit Nezir H., në shumën 17 50025 prill 2011 – Vjedhje me armë në dëm të shtetasit Alban M. në shumën 17 000 dhe 100 euro
22 prill 2011 – Vjedhje me armë në dëm të shtetasit Dashnor Sh. në shumën 135 000 dhe 80 euro
27 prill 2011 – Vjedhje me armë te lokali i lojërave të fatit në bulevardin “Zogu i Parë” në shumën 264 300 lekë
23 korrik 2011 – Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, te lokali i lojërave të fatit në bulevard, në shumën 750 000 lekë
-Vjedhje me armë në dëm të shtetasit Leonard V., të cilit i kanë vjedhur një telefon celular në vlerën 6000 lekë
-Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Marsid H., të cilit i kanë vjedhur një telefon celular në vlerën 10000 lekë12 korrik 2011 – Vjedhje me armë tek Unaza e Re në dëm të firmës “F… sh.p.k.”, në shumën 34 700 lekë
19 korrik 2011 – Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, te supermarketi te “Komuna e Parisit” në shumën 100 000 lekë
21 gusht 2011 – Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Loriano K., në shumën 8000 lekë, 50 euro dhe një telefon celular në vlerën 6000 lekë
-Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, pranë ish-Parkut të Autobusëve, në dëm të shtetasit Yzeir Sh., në shumën 7000 lekë22 gusht 2011 – Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë në dëm të shtetasit Tofik F., në shumën 120 000 lekë
-Vjedhje me armë, në bashkëpunim, te rruga “Don Bosko”, në kazino, në shumën 150 000 lekë27 gusht 2011 – Vjedhje me armë në dëm të shtetasit Alban Gj., të cilit i kanë vjedhur një telefon celular në shumën 8000 lekë
2 shtator 2011 – Vjedhje me armë në Laprakë në dëm të “K…” në shumën 150 000 lekë
14 shtator 2011 – Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim, te lokali i lojërave të fatit, në shumën 245 700 lekë, 100 euro dhe një telefon në shumën 5000 lekë.
-Vjedhje me armë tek lokali i lojërave të fatit “Apex” në dëm të shtetases Brisida C., së cilës i është vjedhur një telefon në shumën 4500 lekë.
-Vjedhje me armë, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi” te lokali i lojërave të fatit, në dëm të shtetasit Sami B., të cilit i është vjedhur një telefon në shumën 4000 lekë











