Strategjia, Obama redukton ushtrinë amerikane

Jan 5, 2012 | 18:02

UASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shpalosur strategjinë e re për ushtrinë amerikane.

Strategjia parasheh zvogëlimin e forcave tokësore të SHBA-së, duke zhvendosur përqendrimin në rajonin e Azi-Paqësorit.

Në paraqitjen e rrallë në dhomën e konferencave për media të Pentagonit, Presidenti amerikan tha se ushtria do të riorganizohet me kalimin e kohës.

Politika e re vë theksin mbi luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e tokës amerikane dhe parandalon agresionin e ndonjë kundërshtari të mundshëm.

Obama tha se valët e luftës po largohen, por shtoi se, Shtetet e Bashkuara ende do të vazhdojnë të mbajnë epërsinë ushtarake në botë.

“Po, ushtria jonë do të jetë më e vogël” u tha Obama gazetarëve të enjten, “por bota duhet ta dijë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë epërsinë ushtarake me forcat e armatosura, që janë të shkathëta, fleksibël dhe të gatshme për çdo të papritur dhe kërcënim”

© Panorama.al

Te lidhura