PRISHTINE- Ndonese situata ne veri vleresohet e qete e megjithe te shtenat e degjuara ne Mitrovice, KFOR ka bere me dije se shumë nga rrugët që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare me Serbinë jane te bllokuara.
Mediat kosovare raportojne se serbët kanë ngritur një mur rreth 3 metra të lartë në rrugën Prishtinë- Rudër në Mitrovicë, cilesuar si muri i Berlinit, i cili bllokon çdo lloj transporti për në Jarinjë.
Perballe nje situate te tille dhe thirrjeve te vazhdueshme te nderkombetareve per qetesi, shefi i delegacionit serb në bisedimet Kosovë-Serbi, Borisllav Stefanovic tha se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel “ashtu siç u konvenon atyre”.
Stefanoviq mësohet t’i ketë bërë këto komente para gazetarëve në Leposaviq.
“Marrëveshja ka tri fjali – bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse”, tha Setfanovic, për të shtuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare, meqë, siç u shpreh ai, Prishtina nuk ka dashur një gjë të tillë.
Stefanoviq tha se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por jo me doganierët kosovarë në veri.
© Panorama.al











