“Stampo në bluzën tënde Lubinë dhe Gysin, jo flamengot”- Berisha: Edi Rama të heqë dorë nga antimitingjet! Protesta, uragan i fuqishëm i paparë ndonjëherë

Jun 12, 2026 | 12:26

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët nga selia blu mesditën e kësaj të premteje. Ai vlerësoi protestën masive të qytetarëve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe i bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në këtë uragan të fuqishëm.

sali berisha

Berisha gjithashtu kritikoi qëndrimet e Ramës, talljet dhe etiketimet e tij ndaj protestuesve duke i bërë thirrje të japë dorëheqjen.

Kryedemokrati tha edhe se Rama bën një akt të turpshëm lidhur me atë që ai e quan antimiting të tij, sot pasdite me festën e 35-vjetorit të PS në Tiranë.

Berisha: Protesta është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër diktaturës autoritare regjimit të Edi Ramës të bazuar në farsën zgjedhor ,krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme masive dhe persistente sa kjo. Thirrja ime për çdo demokratë mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë që tejkalon kufijtë e forcave politike. Por që kërkon, me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Anulimin e një seri ligjeve për të cilat deputetët e PD në parlament kanë votuar kundër në Komisione dhe seancë plenare. I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese që vijnë në kundërshtim me Komisionin Europian. Çdo demokrat por dhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë që ka marrë përmes përmasave të uraganit në rrugë dhe sheshe të Tiranës përmasa të papara botërore. Është bërë lajm dhe superlajm i të gjithë agjencive televizioneve dhe mediave më të mëdha të botës.

Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij, ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim ai kërkon të zhysë vendin në kaos. Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike. Gjoja po festojnë 85 vjetorin e Partisë së Krimit. Është cinike poshtëruese dhe fyese ti kundërvihesh protestës qytetare dhe rinisë shqiptare me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, që ngjasojnë nga Alfa te Omega me takimet e mafies. Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor, të rinisë studentore me antimtingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh. Të mbledhur me detyrim. U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë. Nuk kanë asgjë me idealet e PS, ajo parti nuk ekziston, është vdekur. Edhe një herë dënoj me forcë, i bëj thirrje opiionit publik ndërkombëtar të mbështesin fuqishëm këtë protestë që ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autoritare, narko regjimit i Edi Ramës.

Dënoj provokacionet e ulëta të Edi Ramës, ndaj protestuesve. Epitetet fiksimet halucinacionet e tij. Një herë i paraqet agjentë të fuqive të huaja. Herë tjetër fajin e kanë influencerët. I përshkruan ashtu sikundër nuk janë. I them ta mbajë gojën. Një influencere është personalitet në universin digjital. E turpshme ti vësh epitete. Ishte shtampimi në bluzën e tij, i flamingos. I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra. Dhe i kërkoj sa nuk ke asnjë të drejtë morale, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove. Shtampo në bluzën tënde Lubinë, Gys Agasi. Lindat. Jo flamengot, flamengot janë simbol i ndërgjegjes së lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare. Flamengot po mbrohen nga të rinjtë shqiptarë. Bluzën vishe me Lubinë. Po po. Vër dhe dy Lindat. Mos harro Gysin dhe Armand Frangut. Lëri provokimet. Bëj zgjedhjen politike. Je i pashpresë.  

© Panorama.al

Te lidhura