Spiropali: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Nov 1, 2025 | 11:07

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Danimarkë,  mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagenit me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

Spiropali3

Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”.

Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.

“E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje  vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE”, thekson ministrja e Jashtme.

Spiropali konehangen

© Panorama.al

Te lidhura