SPAK nisi hetimet për aferën e Tunelit të Llogarasë, Bardhi: Belinda Balluku të mbajë përgjegjësi për abuzimin me 50 mln euro, në burgun e grave ambienti është gati

Apr 22, 2025 | 17:20

Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK nisi hetimet për aferën e Tunelit të Llogarasë, përmes një postimi në rrjete sociale ai shkuan se e ka kallëzuar këtë aferë në gusht të 2024, duke paraqitur prova ku flitet për një abuzim prej 50 milionë eurosh.

bardhi balluku-spak-tuneli i llogarase

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shkruan se përgjegjës për këtë aferë është zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati“, shprehet ai.

LEXO KETU: Hetimi i ri nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë/ Dyshime se tenderi ishte i paracaktuar, si e fitoi me firmën e Ballukut ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe ortaku i tij

Reagimi i Bardhit:

Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.

 

© Panorama.al

Te lidhura