SPAK kërkon arrestimin, PS nxjerr sot raportin për imunitetin e Ballukut! Pritet edhe një fjalim i kryeministrit Rama

Mar 9, 2026 | 8:05

Partia Socialiste pritet të prezantojë sot raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK prej gati tre muajsh kërkon autorizim për arrestim.

edi rama grupi i ps

Prezantimi i raportit pritet të bëhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar në orën 10:00.

Në mbledhje pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.

Pak ditë më parë edhe PD prezantoi raporton e saj dhe të dy raportet do të votohen në Kuvend më 12 mars, ditë edhe kur opozita ka paralajmëruar një protestë.

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë  pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”.

© Panorama.al

Te lidhura