Spahiu:Në BE mes Brukselit.Jo pazar me Athinën

Sep 6, 2011 | 11:24

TIRANË- “Plotësim të 12 rekomandimeve të KE për integrimin e vendit në BE dhe qasje vetëm përmes Brukselit dhe jo mes pazareve me Athinën dhe këdo tjetër qoftë”. Kështu është shprehur sot perfaqesuesi i AK, Kreshnik Spahiu gjatë një tryeze për cështjen kombëtare organizuar nga Aleanca Kuq e Zi në prani të intelektualeve nga Shqipëria dhe Kosova.

“Cështja kombëtare nuk mund të jetë pjesë e negociatave dhe pazareve të tavolinave me askënd që do të përfitojë në kurriz të shqiptarëve të varfër, të vonuar në integrimin europian, të shqiptarevë të ndarë nëpër botë”- tha Spahiu.

Sipas tij, publikimet e kabllogrameve të SHBA nxorrën qartë maskën e Athinës zyrtare e cila kishte ushtruar presion të hapur që shteti shqiptar të mbante larg negociateve SHBA, duke e shantazhuar me MSA.

“Integrimi ynë duhet të kalojë vetëm mes Brukselit, ne jemi për kompromis, por ne nuk duam pazar. Vendi të plotësojë 12 rekomandimet, të plotësohen ato dhe të mos shpiket rekomandimi i 13, regjistrimi, që është tekë e Athinës”- theksoi ai.

Sipas Spahiut, integrimi i vendit nuk duhet të kalojë mes plotësimit të tekave të Athinës zyrtare, vendi nuk kalon 12 pengesa,  por të plotësojë tekën e Athinës e ajo të jetë avokate jona në Bruksel.

“Cështjen tonë kombëtare nuk mund ta bëjmë pjesë të shitblerjes. Sot nuk ka një zyrtar të thotë cili është numri i shqiptarëve në Shqipëri, dhe atyre jashtë, jemi i vetmi popull që nuk dimë sa jemi, jemi të vetmit që pranojmë të humbasim prestigjin tonë për shkak të një numri që nuk dimë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura