“Sot iu hoq mandati Lubisë”- Berisha: Motra avokate e Ballukut ka lexuar jo vetëm mesazhet, por edhe dosjen e videot

Jan 6, 2026 | 12:57

Për Partinë Demokratike Belinda Balluku është pa imuniteti, pasi siç tha kreu i PD, Sali Berisha mbledhje e sotme e Këshillit të Mandateve  e thirrur nga anëtarët demokratë ishte e vlefshme.

sali berisha OK

Berisha iu referua deklaratave të Ramës, qe siç tha ai, pretendon se për tre javë  nuk kanë lexuar dosjen në një kohë, që sipas kryetarit te PD, “Pamela, motra avokate e Ballukut ka lexuar dosjen dhe videot, jo vetëm mesazhet”.

“Sot, de facto, Këshilli i Mandateve i hoqi mandatin Lubi Ballukut. Mbledhja është plotësisht valide. Do të bëhet përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës për çdo pengesë që do sjellë Niko Peleshi.

Edi Rama pretendon për tre javë dhe se nuk kanë lexuar dosjen në një kohë kur Pamela ka lexuar dosjen dhe videot, jo vetëm mesazhet.

Po, po, se duhen thënë të gjitha gjërat ndonjëherë. Po, se këta tejkalojnë çdo gjë vije të kuqe, janë të pacipë, tejkalojnë çdo kufi.

Ç’do të thotë ajo nuk i kemi lexuar? Çfarë nuk ka lexuar? Ajo ka marrë motrën avokate. Çfarë ka mbetur pa lexuar aty? Por ka ngelur vetëm koha që u duhet për të shkatërruar qindra e qindra dokumente.

Kjo po ndodh para syve të shqiptarëve, kjo po ndodh para syve të komunitetit ndërkombëtar të gjithë Europës dhe botës.

Po ndodh një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

PD do t’i përgjigjet me të gjithë forcën kësaj situate si me rrugë ligjore, ashtu edhe me protesta të fuqishme të ligjshme”, tha Sali Berisha.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura