“Sot është dita D e demokracisë”- Albin Kurti thirrje qytetarëve të Kosovës: Kush nuk ka dalë ende për të votuar, të shkojë sa më parë

Feb 9, 2025 | 17:34

Kryeministri i Kosovës, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë post, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të shkojnë të votojnë, nëse ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre.

kurti

“Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë”, apelon Kurti.

Ndër të tjera shprehet se orët e mbetura nga mbyllja e procesit, janë vendimtare për 4 vitet e ardhshme.

Postimi i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!

Ju falemnderit,

 

© Panorama.al

Te lidhura