Sot dita e 31/ Protesta po futet në muajin e dytë, mijëra qytetarë mbushin sheshe e rrugë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Jun 30, 2026 | 8:01

Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Rama ka hyrë në muajin e dytë. Edhe sot protestuesit si çdo natë do të grumbullohen në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

PROTESTA-MASIVE

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Organizatorët theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 31-të, e cila përkon edhe me një muaj nga nisja e këtij mobilizimi.

© Panorama.al

Te lidhura