“Ndryshimi fillon me ne”/ Sot protestë në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi

Jun 30, 2026 | 7:36

Nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, ditën e sotme është njoftuar një protestë para Parlamentit. Protesta do të nisë në orën 10:00 ku do të mbahet seanca plenare.

proteste para parlamentit

Tubimi u njoftua mbrëmjen e djeshme nga organizatorët e përnatshëm, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Gjithashtu në orën 19:00, si çdo natë mijëra shqiptare do të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do marshojnë drejt kryeministrisë.

© Panorama.al

Te lidhura