VIDEO/ Gjermania e bën dramë! “Panzerat” e Nagelsmanit eliminohen me penallti nga Paraguai

Jun 30, 2026 | 7:19

Dramatike për Gjermaninë! “Panzerat” e Julian Nagelsman i japin lamtumirën Botërorit, teksa u eliminuan me penallti nga Paraguai, në një duel që rezultoi dramatik.

paraguai

137 minutat e luajtura (duke përfshirë edhe shtesat) përfunduan në barazim 1 me 1, teksa kombëtarja paraguaiane u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke triumfuar me rezultatin 3 me 4. Haverc, Voltemade dhe Tah gabuan për Gjermaninë, ndërsa Sanabria dhe Balbuena, nuk mundën dot të realizonin nga pika e bardhë për Paraguain.

Heroi i sfidës ishte padyshim portieri Zhil që zhvilloi një paraqitje fantastike. Në duelin e radhës Paraguai do të përballet me fituesin e çiftit Francë-Suedi.

PENALLTITË: (3 ME 4 PËR PARAGUAIN)

VIDEO 

12 – Gjuan Kanale- shënon.

11- Gjuan Tah – jashtë. 

10- Gjuan Balbuena – pret Nojer. 

9- Gjuan Amiri – shënon.

8- Gjuan Sanabria – jashtë. 

7- Gjuan Voltemade – pret portieri Zhil. 

6- Gjuan Galarza – shënon.

5- Gjuan Musiala – shënon.

4- Gjuan Gustavo Gomez – shënon.

3- Gjuan Kimish – shënon.

2- Gjuan Maurisio – shënon.

1 – Gjuan Haverc – pret portieri Zhil.

FT: GJERMANI-PARAGUAI 1-1

Haverc 54′ /  Enciso 42′ 

102′ GOLI I TAH I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO 

54′ GOLI I HAVERC: VIDEO 

42′ GOLI I ENCISOS: VIDEO 

2′ SINJALI I PARË I RREZIKSHM I PARAGUAIT ME ALONSON: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

53

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura